TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD se nuk do të ketë asnjë palë zgjedhje në Shqipëri pa të drejtën e votës për emigrantët. Ai u shpreh se do të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për të drejtat e shqiptarëve.
“Miliona shqiptarë jetojnë në Europë dhe SHBA. Ne sot me gjithë kontributin e tyre, Shqipëria mban një qëndrim ndaj tyre të ngjashëm deri diku me qëndrimin që mbante diktatura hoxhiste. Jemi vendi i vetëm në Europqë që nuk i lejojmë të votojnë për vendin e tyre.
Si bashkëatdhetarët e të gjithë vendeve të tjera kudo ku janë. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do votojë kurrë më pa ju. Do mbushim rrugë dhe sheshe të Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarëve kudo ku janë”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se do të zotohen para shqiptarëve për luftë kundër korrupsionit me zero tolerancë ndërsa premtoi se do të bëjnë rimodelim strukturor në radhët e administratës.
“Ajo merr fund në pasuritë përrallore. Në 8 vite Komisioni i KLSH ka faktuar se qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar 8.2 mld euro, shumë kjo e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Shumë kjo me të cilën mund të rriteshin tre ose katër herë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve. Kjo praktikë merr fund. Lufta me zero tolerancë kundër korrupsionit është zotimi ynë. Ku do i gjejmë ne fondet për të nxjerrë këtë vend nga katastrofa. Sot kjo administratë shushunjash ka 220 mijë rrogëtarë. Një lukuni mbi supet tuaja. Mbi të ardhurat tuaja. Ne nuk jemi dhe nuk duam të shohim njeri të varfëruar. Nga varfëria nuk dilet kurrë me parazitizëm duke vënë në një detyrë 5 vetë që pengojnë njëri tjetrin.
Administratë eficente do të jetë zotimi ynë. Të dashur miq. Ne jemi themeluar si parti e pronës dhe pronarëve. Kjo parti shndërroi 220 mijë shqiptarë në pronarë të apartamenteve të tyre. Respektimi i pronës private ka qenë parim madhor i yni. Në një akt të parë të gjitha këto do anulohen. Do bëhet gjithçka për rikthimin e pronave. Aty ku është e pamundur ato do kompensohen me standardet e tregut. Ky do jetë qëndrimi ynë ndaj pronarëve.
Familja shqiptare është në stres të madh. Në vështirësi që nuk i ka njohur kurrë më parë. Jeton në vështirësitë e jetës së përditshme. Jeton me mallin e pashuar të fëmijëve që detyrohet t’i përcjellë rrugëve të botës. Do mbështesim familjen shqiptare dhe rolin e saj. Familja shqiptare është edhe do mbetet votra e shoqërisë sonë. Sot njeriu që i bën tualet më shumë se kushdo tjetër Vuçiçt është kryeministri jonë. Në tryeza të nivelit të lartë kryetarët e shteteve hapin sytë kur e shohin Ramën duke folur për Vuçiçin, njeriun që nuk njeh gjenocidin në Kosovë dhe punon haptas për Serbinë e Madhe. Ne do bëjmë gjithçka për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne nuk do pranojë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë në shërbim të Serbisë së Madhe. Një aleancë në shërbim të influencës ruse”, u shpreh Berisha.