TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ne fjalen e tij ne Kuvendin Kombetar, eshte zotuar se nese Partia Demokratike vjen ne pushtet, Shqiperia do te behet vendi me taksat me te uleta ne rajon si dhe me institucione ligjore evropiano e amerikane.
Duke theksuar se apatia e opozites do te marre fund, Berisha tha: “do bëjmë gjithcka të zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar,
të rikthejmë ligjin, të drejtën e shqiptarëve për proces të ndershëm gjyqësor. Të rivendosim shtetin ligjor, sigurinë ligjore për të pasur një shoqëri të lirë, për të pasur treg të lirë, investime, për të ecur në procesin e integrimit”.
Po sot do thoni ju, nga do e nisim? Përsëri do e nisim nga liritë e të drejtat njerëzore se këto vite ato njohën trysnitë më të mëdha, dhunimet më të thella. Mos harroni se përsëri shqiptarët e lirë në një mënyrë apo tjetër e gjetën veten në mbretërinë e frikës.
Banda, vrasës, pengmarrës u rekrutuan në Polici, po ne si opozitë ku ishim? Nuk u dolëm Zot shqiptarëve, kjo merr fund ne do jemi aty ku do shkelet çdo e drejtë e qytetarëve shqiptarë, aty ku dhunohet e drejta lind protesta, qëndresa.
Apatia e opozitës merr fund. Nuk ka liri e të drejta të garantuara pa shtet ligjor, pa sistem drejtësie. Sot shteti ligjor është inekzistent.
Sot drejtësia e tëra në kontroll të ekszekutivit. Ajo që na serviret si sukses reformë, u grumbulluan dosje sa duhen 120 vite për t’i shqyrtuar.
Sot ryshfeti për të afruar dosjen në një afat të pranueshëm është më i lartë se kurrë në historinë e këtij vendi përndryshe drejtësi nuk merr.
Ne zotohemi nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane e amerikane do bëjmë gjithcka të zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar,
të rikthejmë ligjin, të drejtën e shqiptarëve për proces të ndershëm gjyqësor. Të rivendosim shtetin ligjor, sigurinë ligjore për të pasur një shoqëri të lirë, për të pasur treg të lirë, investime, për të ecur në procesin e integrimit.
Sot 50% e shqiptarëve lëngojnë në varfëri, mjerimi apo varfëria ekstreme është rritur 3-4 herë. Pagat pensionet janë bërë qesharake. Me të drejtë se cili prej jush e cdo demokrat e demokrate shtrojnë pyetjen po si do e ndryshoni ju këtë gjendje kaq të rëndë?
Përgjigja është vetëm një: ne këtë gjendje do e ndryshojme e japim fund se së pari do ndezim motorët e entuziazmit të tregut, sollëm tregun e lirë mos harroni se 30 vite më parë vendosëm taksën më kryesore të vlerës së shtuar, të dytën më të ultën në botë.
Ne jemi parti e taksave të ulta. Rruga më e sigurtë e rritjes së të ardhurave është ulja e taksave, i garantoj se Shqiperia do jetë vendi i taksave më të ulta në Evropë.









