TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas votimit në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit për Këshllin Kombëtar, se këto zgjedhje i japin fund kryetarokracisë në PD.
“Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërjen e të cilit gjenden nga të parët në Partinë Demokratike, tek anëtarët më të rinj të saj.
Në listë gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD-së, por gjenden dhe intelektualë të shquar, të bashkuar me Partinë Demokratike me qëllim rikthimin e kësaj force në forcë fitimtare.
Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të kuvendit të PD-së me sukses të plotë.
Siç theksova në fjalën time ky kuvend mund të quhet kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë.
Ky kuvend vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në drejtimin e saj, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtarë një votë e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë”, tha Berisha.