AKTUALITET, 30 Prill 2022, 17:25

Merr flakë në ecje makina në autostradën Fier-Vlorë, ja çfarë thotë Policia

Merr flakë në ecje makina në autostradën Fier-Vlorë, ja

Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Levan-Vlore, në zonën e Novoselës.

Makina është djegur në afërsi të një karburanti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.