AKTUALITET, 24 Nëntor 2021, 14:15

Çështja ‘Shullazi’/ Plas debati në Apelin e Posaçëm, caktohet gjykim pa avokatë mbrojtës për të pandehurit

Çështja ‘Shullazi’/ Plas debati në Apelin e

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore pa avokatë mbrojtës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për Emiljano Shullazin dhe Gilman Dodanin, duke bërë që të ketë debate të forta në sallë.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit i ka paralajmëruar një javë më parë të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të merrej vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Gjykata ka marrë vendim në bazë të refuzimit të tyre për mbrojtje duke e cilësuar si shtyrje të qëllimshme të procesit dhe pse kanë mundësi të përballojnë avokatët financiarisht.

Avokati i Blerim Shullazit, Vladimir Meçe tha në një deklaratë për mediat se është veprimi më skandaloz i kryer ndonjëherë nga ndonjë gjykatë në vend dhe se po shkelet ligji.

Meçe theksoi se e drejta e mbrojtjes prevalon mbi çdo të drejtë tjetër dhe nuk mund të shkelen nenet e Kushtetutës nga vetë trupa gjykuese, prandaj shtoi ai do të kërkohet përjashtimi i tyre nga organet kompetente.

Seanca gjyqësore sot është zhvilluar pa avokatë mbrojtës dhe vetëm me të pandehurin Endrit Qyqja në sallë gjyqësore. Avokatja e tij tha se nuk dihet se çfarë po ndodh brenda sallës gjyqësore.

Për Shullazin dhe bandën e tij Apeli e ka nisur gjykimin prej dy vitesh tashmë. Ata janë të dënuar me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

“Gjatë seancës u bë një debat shumë i gjatë sepse e drejta e mbrojtjes prevalon mbi çdo tjetër. Emiljano Muca dhe Daniela Shirka kanë pasur konflikt në gjykimin e këtij rasti madje Muça ka dhënë dorëheqjen. Rezaurimi i listës së avokatëve sepse kjo gjykatë mbështetet te avokatë të listës që janë ose të sëmurë, me kemp, një tjetër është kujdesur për djalin.

U zgjodhën avokatë nga lista për të dy të pandehurit. Është vendim i pashembullt, i padëgjuar, seance pa prezencën e avokatëve mbrojtjes madje as Shullazi.

Ne jemi në shërbim të tyre dhe jo në të gjykatës, detyrën e bëjmë deri në fund por ky vendim është skandaloz na bëri që të kërkojmë dhe përjashtimin e trupës gjykuese.

Jo vetëm do e bëjmë publik këtë veprim të gjykatës por do u drejtohemi të gjitha organeve kompetente”-u shpreh Meçe.

Avokatja e Endrit Qyqja: Nuk e dimë se çfarë po ndodh në seancë.

Endrit Qyqja ishte prezent në sallë, më bëri përshtypje që Gjykata harron mbrojtjen e detyrueshme.

Avokatët nuk janë të paanshëm, një pjesë janë shkarkuar nga vetingu në Këshillin e lartë Gjyqësor.