TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë natës së datave 25 dhe 25 nëntor (sot dhe nesër) do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.
Njoftimi është dhënë nga ARRSH, si pasojë e punimeve që do të kryhen në rrugën paralele perëndimore (në krahun e pallateve). ARRSH njofton se kufizimi do të zgjasë prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.
Kështu automjetet që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta si dhe do të bllokohen degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor në drejtim të rrugës “Tom Plezha”.
Njoftimi
Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2
Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.
Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00
Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.
Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.