TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tha se çështja e Erion Veliajt i takon drejtësisë dhe jo PS. Në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë, Rama tha se Tiranën moderne e bëri ai dhe Lali Eri.
Rama deklaroi se “Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor”.
“Ama, përtej kësaj çështje specifike që është e drejtësisë dhe jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie nuk e mbulon dot me shoshën e blozës së llumit diellin e transformimit të Tiranës tonë. Pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe PS
Kurrë nuk bëhej Tirana ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e BE dhe të NATO-s. Kënata thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet apo gjithçka tjetër që nuk shkon e bëri PS. Tiranën moderne e bëmë ne, Tiranën moderne e bëra unë, e bëri lali Eri, e bëtë ju. E bënë të gjitha ata që në 24 orë për vite me radhë që Tirana të gdhihet e pastër. Kur bashkinë e mori këneta, koha ngeci dhe kryeqytetit filloi të marrë erën e kazanëve të plehrave”, tha Rama.