TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej, ngjarje që vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në këtë takim marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë.
Ndërkohë, që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë ka shkuar disa herë në institucionin e bashkisë, ku është takuar me ekipin drejtues.
E para që mori fjalën ishte nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila i uroj kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama “rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”.
“Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit “jeni më të mirët, ecim përpara” dua tju ftoj të shohim një përmbledhje të disa punëve që për shumë njerëz edhe mund të jenë harruar. I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha Ristani.
Më pas u transmetua një dokumentar për "transforimin e Tiranës" dhe fjalën e mori Edi Rama.