TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nën dyshimet se kishte kanosur me jetë gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi, gjykata urdhëroi kontroll në banesën e Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja, një personazh kontrovers i botës së krimit. Isufaj, 55-vjeçar nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur forcat speciale zbarkuan në Sheq të Madh dhe e rrethuan.
Por gjatë kontrollit, në banesën e të fortit të Fierit, u sekuestrua një pistoletë që kishte te gdhendura inicialet e tij, një jelek policie, dokumente zyrtare dhe 5 DVR.
Ai u shpall në kërkim nën dyshimet për kanosje të gjyqtarit dhe armëmbajtje pa leje. Hetimi ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin Cjapi.
Mbi këtë bazë, u urdhërua dhe kontrolli në banesën e tij. Gjyqtari Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.
Nga burimet konfirmohet se Vladimir Cjapi ka në shqyrtim një dosje për 3 persona që dyshohet se kanë vrarë në 1997 xhaxhain e Arben Isufajt.
Ky i fundit, më herët ishte në kërkim policor pasi dyshohej për vrasjen e Demir Backës, por ndaj tij nuk u ngrit akuzë për vrasje. Ndërsa vite më parë ja hodhi drejtësisë, ndonëse kërkohej për krime të rënda nga drejtësia italiane.