TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paguar para në New York Times kundër tij.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se kjo gjë Ramës iu kthye në bumerang, pasi sipas tij, strategu i fushatës së Presidentit Donald Trump (tashmë i kontraktuar nga PD), deklaroi për "New York Times" se në Shqipëri ka shkuar për të vijuar punën e Trump për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri.
Ish-kryeministri tha gjithashtu se LaCivita deklaroi për të përditshmen amerikane se nuk ka si detyrë të lobojë te Trump për t’ia hequr non-gratën Berishës.
Kujtojmë se Berisha edhe më herët e ka cilësuar gazetën prestigjioze amerikane si ‘letër higjienike’…
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama sot është njeriu më i damkosur. Është kryeministri më i damkosur në Europë si kukull e Xhorxh Sorosit.
Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.
Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike.
Karma është ashtu siç e do ai vetë.
Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli.