TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit të PL-së, Ilir Meta ka depozituar në KQZ kërkesën për t'u regjistruar kjo forcë në zgjedhjet e 11 majit.
Veprimi në fjalë vjen vetëm një ditë pasi e njëjta kërkesë u depozitua dhe nga Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Tedi Blushi, bën me dije se Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Z. Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë! Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozitës dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin. FITORE!”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se Meta ndodhet pas hekurave.