TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet që u janë dërguar punonjësve të Bashkisë Tiranë, për t’u mbledhur sot mitingun në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.
Berisha shprehet se punonjësit janë mbledhur me urdhër, si në zboret e dikurshme të diktaturës.
“Shihni si i mbledh ‘Vullnetarët e Edit’, për hajdutin e Bashkisë, narko-kreu i qeverisë.
Me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës”, ka shkruar Berisha, ndërsa ka publikuar dhe mesazhin e dërguar në grupet e administratës së Bashkisë. Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë duket se është angazhuar intensivisht në drejtimin e kryeqytetit. Burime të “Gazetës Panorama Online” konfirmuan se kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Mbledhja do të zhvillohet pasdite në Sheshin Skendërbej, ndërsa paraditen e sotme nisën përgatitjet, si vendosja e podiumit, karrigeve dhe rrethimi me gardh metalik.
Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani. Në Sheshin “Skëndërbej” pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.
