TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend tha se nga data 1 tetor pensionet do të indeksohen me 8.6%.
“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 % që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit.
Do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistet 121 mln dollarë, kjo është fatura e plotë.
Nga dhjetori që shkoi deri në 1 tetor janë 11.7 milionë lekë më tepër që janë transferuar në buxhetet e tyre, që do t’i shtohet edhe bonusi i dhjetorit. janë para por që nuk mjaftojnë. Pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, deklaroi ai.