AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 10:35

Çfarë pritet të ndodhë me grupin që mbështesin Bashën? Largohet nga grupi parlamentar i Fatmir Mediut deputetja Merita Bakiu

Çfarë pritet të ndodhë me grupin që mbështesin

Deputetja Merita Bakiu ka njoftuar se nuk do të jetë më në grupin parlamentar “Aleanca për Ndryshim” e Fatmir Mediut.

Merita Bakiu është mbështetëse e Lulzim Bashes, dhe duket se Basha po mbledh deputetet që e përkrahin atë, te cilët jane neper grupe te tjera parlamentare.

Tashmë Bakiut do i duhet tashme 6 muaj per te aderuar ne nje grup tjetër parlamentar.

Kujtojmë që grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” që përfshin disa deputetë demokratë dhe partitë e vogla si PR, Partia Agrare Ambientaliste dhe LZHK janë bërë pjesë e takimeve që po zhvillohen me grupin e Berishës.

Kështu, nga ky grup ikën edhe një deputetë, duke iu bashkuar Lulzim Bashës.

Ndërkohë grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim i është bashkuar një tjetër deputet, bëhet fjalë për Petrit Dodën.

Këto ndryshime u bënë të ditura nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në seancën e sotme parlamentare.