AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 10:05

Megaoperacioni nga toka dhe ajri, pesë të arrestuar në Sarandë! Rrjeti kriminal shpërndanin drogë, si ra policia në gjurmët e tyre

Megaoperacioni nga toka dhe ajri, pesë të arrestuar në

Megaoperacioni policor antidrogë është shtrirë edhe në qytetin e Sarandës, ku mësohet se 5 persona kanë rënë në pranga.

Operacioni është zhvilluar prej dy ditësh nga forcat RENEA, FNSH dhe qindra force policie nga toka dhe ajri në qytete të ndryshme të vendit.

Në kryeqytet janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

Dyshohet se personat e përfshirë në rrjetin kriminal, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Hetimet nisën disa muaj më parë pasi policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje droge, duke zbuluar anëtarët e tjerë të rrjetit.

Mes personave të arrestuar është edhe një efektic policie, Saimir Hysa, i cili mësohet se është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.