TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maxhoranca socialiste ka votuar ditën e sotme shkarkimin e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, dhe emërimin në vendin e saj, të Ervin Metes.
Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro, dhe asnjë votë kundër.
Ndërkohë që Ervin Mete mori në total 74 vota pro dhe 30 vota kundër. Në momentin e votimit të Ervin Metes në kamera është pare duartrokitja e Delina Ibrahimajt, e cila e ka uruar për detyrën e re: “Urime!”
Ndërkohë që po ditën e sotme, Delina Ibrahimaj është emëruar si ministre e shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, post që e mbante Edona Bilali.
Për këtë votim, Brahimaj mori 73 vota pro dhe 30 kundër të deputeteëve të opozitës në sallë.
Shkarkimi i Delinda Ibrahimajt, si ministre e Financave
105 pro
0 kundër
Ervin Mete, ministër i Financave
74 pro
30 kundër
Emërimi i Delinda Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
73 pro
30 kundër.