AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 11:38

“Rritja e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, akti më i hapur korruptiv”- Berisha akuza deputetëve të PS: Kërkoni t’i blini

“Rritja e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, akti më i

Ish-kryeministri, Sali Berisha, u shpreh se projektligji për rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses është “akti më i hapur korruptiv”.

Ai iu drejtua deputetëve të PS duke i thënë se me anë të këtij projektligji kërkojnë të blejnë gjykatësi.

“Nuk njihni shtet, por pazare mafiesh! Jeni figurina të Ramës”, i tha ai.

Berisha: “Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 380.000 lekë, as sa marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt absurd, akt të hapur korruptiv kërkoni të rrisni rrogat e gjyqtarëve 7 dhe 8 milionë.

Gjykatësi më i fuqishëm i botës, ai i Gjykatës Supreme në SHBA, 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA kishte rrogë vjetore 400.000 dollarë, kurse ju përcaktori një rrogë për të blerë një tufë gjykatësish, sa dyfishi i rrogës së Presidentit. Për të treguar se nuk njihni shtet por pazare mafiesh.

Si flisni për pensionistët, kur i jepni një gjykatësi që nuk ka qenë kurrë gjykatës. Pazari dhe vetëm pazari janë kriteret tuaja, ju jeni vetëm, figurina të Ramës, Flini për pensionistë dhe votoni rroga 10 herë më të mëdha se rroga mesatare, 15 herë më të mëdha se ajo mesatare. Nuk ka asnjë Parlament që ia lejon vetes, por ju jeni narkoshtet.”