TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se TikTok është një mjedis ku ushtrohet vulgariteti, banaliteti, vaniteti dhe mjedis ç’edukues për të rinjtë, por nuk është mbyllje zgjidhja dhe se Rama i ka rënë për shkurt, duke e mbyllur.
“TikTok është një diarre e vërtetë, një mjedis ku më shumë se kudo ushtrohet vulgariteti, banaliteti, vaniteti, mjedise të rënda ç’edukuese për të rinjtë, por a është mbyllja zgjidhje? A është qëllimi i Ramës të zgjidhë këtë problem? TikTok është pasoja e problemit, të rinjtë janë të keqedukuar nga shoqëria dhe nga shkolla.
Kur flitet për rrugaçin e lagjes që thotë Rama, është argument metaforik, por nuk e shënjon në mënyrën e duhur.
TikTok nuk është rrugaci, por është rruga. Fakti që rruga mbart rrugaçë nuk është faji i rrugës, por i rrugaçëve dhe shtetit që nuk i çon në institucionet e tjera. Nëse ne mbyllim një rrugë, rrugaçi shkon në një rrugë tjetër. Zgjidhja e shtetit është të patrullojë, të shohë profilet problematike, sherret, ata që ekspozohen me armë, etj.
Rama zgjedh rrugën e lehtë, i fut një të mbyllur fare. Nëse mbyllim TikTok, çfarë do të bëjnë të rinjtë? Do të shkojnë të Snapchat, Facebook e me radhë”- tha Mërtiri.