TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat është bërë mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku viktimë ka mbetur Iljaz Çali nga Vora.
Mësohet me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS, i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira.
Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.
Blutë e Tiranës bënë të ditur se në bashkëpunim me policinë Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.