AKTUALITET, 3 Prill 2022, 21:54

Rama iu bashkohet liderëve botërorë, dënon masakrën ruse në Ukrainë

Rama iu bashkohet liderëve botërorë, dënon masakrën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë nga forcat ruse.

Reagimi i Ramës vjen pas reagimeve të liderëve botërorë për masakrën ruse në Ukrainë.

Reagimet shpërthyen pas zbulimit të krimeve monstruoze në periferi të Kievit, ku janë gjetur varre masive dhe civilë të ekzekutuar me duar të lidhura pas shpine.

Postimi: 

Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në masakrën e Bucha, Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp!