AKTUALITET, 5 Qershor 2022, 21:32

U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush është 35-vjeçarja nga Shqipëria

U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush

Trupi i një gruaje shqiptare u gjet në shtratin e lumit Parmignola rreth orës 02:00 të mëngjesit këtë të diele në Sarzara, në provincën e La Spezia. Kufoma u gjet nga disa turistë. Ajo ishte gjysmë e zhveshur dhe dyshimet e para.

Ajo është identifikuar si N.P., 35 vjeçe, dhe jetonte në Carrara. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shqiptarja fillimisht është rrahur e më pas është vrarë me një plumb në kokë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet. Karabinierët gjetën edhe makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet e vrarë. Autoritetet mësohet se po ashtu po kërkojnë automjetin tek i cili ajo hipi gjatë orëve të vona të natës, sipas disa dëshmitarëve. Karabinierët mësohet se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në një karburant të zonës, ku ndalojnë klientët e prostitutave.

Dëshmitë: Sipas hetuesve, gruaja u pa për herë të fundit orët e vona të së shtunës ndërkohë që hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë. 35-vjeçarja ishte mjaft e njohur në rrethin e saj. Mësohet se ishin mikeshat dhe koleget e saj që dëshmuan për makinën që ajo hipi dhe me të cilën u largua. Një tjetër dëshmitar tha se kishte parë një burrë që tërhiqte kufomën drejt lumit.

U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush

U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush

U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush