TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë në lagjen “11 Janari”. Një makinë e paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur.
42-vjeçari E.H që ka mbetur i plagosur është dërguar menjëherë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë që policia po heton për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.06.2022, rreth orës 18:28, në lagjen “11Janari”, Vlorë, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E. H., rreth 42 vjeç,banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.