AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 17:37

Berisha takim me studentët: Rama është armik i universiteteve!

Berisha takim me studentët: Rama është armik i universiteteve!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me studentët dhe të rinjtë e PD-së ku ka ngritur një sërë shqetësimesh për sistemin universitar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Rama është armik i universiteteve, teksa shtoi se 8 vite më parë ndërpreu mbrojtjen e doktoraturës.

Sipas ish-kryeministrit, mbrojtja e doktoratës sot shkon deri në 100 mijë euro.

Berisha: Universiteti forcohet vetëm përmes kërkimit shkencor. Nuk ka universitet që ekziston pa kërkimin shkencor të pedagogëve dhe studentëve. Ky ndërpreu 8 vite më parë mbrojtjen e doktoratave. Ky është një armik i universiteteve.

Të gjitha kërkimet si rregull shkencore bëhen në procesin e doktoratave. Sot për të mbrojtur një doktoratë, një asistent apo intelektual, duhet të matet sepse i shkon deri në 100 mijë euro. Eksperienca më e hidhur në kohën e komunizmit nuk krahasohet me situatën sot.

Unë në vit të katërt punoja në laborator së bashku me pedagogun tim. Ky po shkatërron universitetet me qëllim. Tani që i ka lejuar në parim, s’ka lejuar asgjë. 700 mln lekë para të djersës tuaj, administratorët dhe rektori ia ka marrë Ministria e Arsimit.

Jua thashë këtë sepse jemi në betejë. Pedagogët tuaj po luftojnë për mbrojtjen e universiteteve. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka nëj reagim shumë pozitiv. Këtyre sindikatave duhet t’u bashkohen studentët.