AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 14:25

Von der Leyen vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, të enjten do të vijë në Tiranë

Von der Leyen vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen do të vizitojë edhe Shqipërinë, ditën e enjte 27 tetor.

Të mërkurën, 26 tetor, Ursula von der Leyen do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, të premten Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri të ditur se më datë 6 dhjetor, në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.