AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 15:07

Dyshohen se vranë Indrit Ndojin, gjykata lë në burg dy vëllezërit Miri

Dyshohen se vranë Indrit Ndojin, gjykata lë në burg dy
Viktima Indrit Ndoj

Gjykata e Krujës ka dhënë sot masën e sigurisë për dy vëllezërit  Sajmir dhe Landi Miri.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 60 ditë për vëllezërit, të dyshuar si autorë të vrasjes së fqinjit të tyre Indrit Ndoj në Fushë-Krujë më 21 tetor në lagjen Bakshie Visha.

Prokuror i çështjes ishte Florjan Bonjaku, ndërsa gjyqtare Kostandina Kura.

Dy vëllezërit para hetuesve kanë shprehur pendim. Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.