AKTUALITET, 24 Dhjetor 2021, 14:11

Lefter Koka kërkon lirinë në Apel: Nuk jam i rrezikshëm, le të hetohet

Lefter Koka kërkon lirinë në Apel: Nuk jam i rrezikshëm, le

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkon lirinë në Apel.

Koka, i cili përfitoi 3.7 mln euro nga afera me inceneratorët, ka depozituar sot kërkesën për liri. Një javë pas arrestimit të tij, Koka deklaron se nuk i shmanget hetimeve pasi sipas tij nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk është person i rrezikshëm.

“Më lironi, s’kam shkelur asnjë ligj, s’jam i rrezikshëm dhe nuk i shmangem hetimit”, thuhet në kërkesën e tij.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion.