AKTUALITET, 13 Nëntor 2021, 20:24

Identifikohet një nga viktimat e atentatit në Astir, mik i Ervis Martinajt

Identifikohet një nga viktimat e atentatit në Astir, mik i Ervis

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. 

Dy shtetas kanë mbetur të vrarë në një atentat me armë zjarri, ndërsa që mjeti ku udhëtonin u godit me breshëri plumbash. 

Shtetasi Erigers Mihasi, 32 vjeç, është njëri prej viktimave të atentatit. 

Mihasi, i cili njihet si një mik i Ervis Martinajt, ka qenë duke udhëtuar në automjetin luksoz, tip Audi A 8, në momentin kur ai është bërë shënjestër e plumbave.

Kush është Erigers Mihasi

Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë. Tre vite më parë ai u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e bujshme të ndodhur në lokalin "Monopol", në ish-Bllok, ku u përplasën dy grupe.

Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.