TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur në një konferencë për mediat nëse po përdor PD-në si mburojë për çështjet me drejtësinë, është shprehur se po mbron votën e lirë të shqiptarëve.
“Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu”, deklaroi ish-Kryeministri, duke shtuar se ky është një mision për të më i rëndësishëm se ai në ‘91.
Berisha theksoi se, sipas tij, po mbron votën e shqiptarëve nga një botë e stërfuqishme krim.
Pyetje: A po e përdorni PD për tu mbrojtur në raport me çështjet tuaja për drejtësinë?
Sali Berisha: Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu.
Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë 1 me shtetin, nga një propagandë antidemokratike.