TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”.
Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e "sigurimit të kushteve për vrasje" në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.
Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njejtën kohë Florenc Çapja ështëe dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.