TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka publikuar disa pamje nga operaconi “Puzzle” i zhvilluar ditën e djeshme në vend për goditjen e një grupi kriminal të organizuar në trafikimin e armëve të zjarrin në Shqipëri e Kosovë.
Lidhjet kriminale të anëtarëve të kësaj bande si dhe zbërthimi i skemës funksionale të kësaj organizate, u dokumentuan nga efektivët e policisë të infiltuar nëpërmjet blerjeve të stimuluara.
Nga pamjet e publikuara shihet sesi armët e zjarrit shkëmbehen mes shitësve dhe blerësve në zona jo të populluara nëpërmjet automjeteve. Pagesat për armën e kërkuar bëhen në dorë, flasim këtu për vlera rreth 1500-2500 euro copa, në varësi të armës.
Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit: E.Tusha, L.Haxhiaj, F.Berberi, R.Hajdaraj, V.Murati, K.Farruku, G.Muraj, A.Shehu, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të këtij grupi, A.Pajaziti dhe K.Prushi u arrestuan më 1 maj të këtij viti.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur dy shtetas të tjerë: R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.
Ky grup i organizuar kriminal sillte armët nga Kosova me makina rasti, të cilat janë dokumentuar, po dyshimet janë edhe për përdorim të autobusëve të linjave. Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe në qytete të tjera.
Ndërkohë, nga hetimet e deri tanishme hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, për të cilët janë duke vijuar kërkimet. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.