AKTUALITET, 23 Gusht 2024, 16:26

(EMRI) E dënuar me 8 vite burg në Greqi, kapet në kufi e reja shqiptare

(EMRI) E dënuar me 8 vite burg në Greqi, kapet në kufi e reja

Një 30-vjecare shqiptare, ndaj të cilës ishte në pritje një dënim, është arrestuar mëngjesin e djeshëm. Ajo është pikasur më datë 20.08.2024 në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit.

Nga hetimet paraprake të kryera rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim depërtimin në Shqipëri.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit fillestar.

Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti 30 vjeç dhe se ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Penal Një Anëtaresh e Kalamatës në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për shkelje të legjislacionit për drogën.

E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës.