AKTUALITET, 23 Gusht 2024, 13:07

Ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja, pjesë e grupit të Çopjave

Ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja, pjesë e grupit të

Dy javë pas arrestimit në Kosova është ekstraduar Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.

Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.

"I akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve/mjeteve për të kryer vrasje dhe për pastrim të parave nga veprimtari kriminale, ekstradohet nga Kosova, 50-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, A. L., 50 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. L. ka siguruar kushte/mjete, me qëllim vrasjen e shtetasit N. M., për llogari të shtetasit F. G. alias F. C.. Gjithashtu, dyshohet se për llogari të të njëjtit shtetas, 50-vjeçari ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale", njofton Policia.