AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 16:44

Zgjedhjet në Kukës/ “Kishte bojë”, Korreshi ironizon Bashën: S’e provuat atë vulën e re nëse regjistrohet në zgjedhje?

Zgjedhjet në Kukës/ “Kishte bojë”, Korreshi ironizon

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ngre dyshime se Lulzim Basha nuk mund të regjistrohet si subjekt politik në KQZ në zgjedhjet e Kukësit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Korreshi nuk e kursen ironinë, duke shtuar se vula e re kishte shumë bojë.

“Ore se provuam atë vulen e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe boje shume” – shkruan Korreshi.

Në këtë rast ai i referohet standardit të vendosur nga KQZ për zgjedhjet e 14 majit, ku zgjedhja e Sali Berishës si kryetar nuk u njoh për shkak të kontestimit nga Këshilli Kombëtar i PD, ndërkohë që u pranua që Lulzim Basha nuk konsiderohej më Kryetar i PD, pavarësisht vërtetimit të gjykatës për shkak të dorëheqjes.

Sipas verifikimeve zgjedhje e re e bërë nga Basha më 29 korrik nuk është dërguar për regjistrim në gjykatë dhe për pasojë nuk ka efekt ligjor. Ndërsa Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm anuloj zgjedhjet për Kryetar dhe dërgoi vendimin në gjykatë. Ligjërisht sot PD sipas vendimit të Këshillit Kombëtar nuk ka drejtues partie, që pamundëson regjistrimin në zgjedhje.