AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 14:04

Furnizonte me kokainë disa rrjete shpërndarësish, kush është 30-vjeçari i arrestuar, djali i ish-nënkryetares së bashkisë Shijak

Furnizonte me kokainë disa rrjete shpërndarësish, kush

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Three stars” u arrestua  shtetasi Robert Domi. Ndërkohë sipas gazetares Klodiana Lala, Robert Domi është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.

30-vjeçari domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra dhe tani është pedagoge.

Domi u vu në pranga së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.

Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.