TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I kapur në një makinë, teksa transportotne mbi 16 kilogramë kokainë. Dorian Konti, 36-vjeçari me origjinë shqiptare, i njohur në polici për krime specifike, fshihte 10.5 kilogramë të tjera të së njëjtës lëndë në shtëpinë e tij në Occhiobello (në zonën Rodigino).
Karabinierët e arrestuan të premten, gjatë një hetimi të gjerë të nisur në zonën e Bergamos.
Sasia totale e drogës që dispononte 36-vjeçari dhe e kapur nga karabinierët i kalon 27 kilogramët. Operacioni, ku u përfshinë edhe karabinierët e Kompanisë Lugo, bëri të mundur gjetjen e një pakoje brenda makinës, e cila peshonte rreth 16.7 kilogramë.
Shqiptari dorëzoi çelësat e shtëpisë në të cilën banon, në komunën e provincës së Rovigos.
Ndërkohë që ushtarakët po kryenin arrestimin, kolegët kryen një kontroll brenda shtëpisë në Veneto dhe aty u gjetën edhe 10.5 kilogramët e tjerë të kokainës.