AKTUALITET, 20 Shkurt 2022, 15:21

Grabitje me armë në një pikë karburanti në Selanik, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Grabitje me armë në një pikë karburanti në Selanik,

Një grabitje me armë ndodhi mëngjesin e së premtes në një pikë karburanti në zonën e Kalamarisë, në Selanik.

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare së bashku me një bashkëpunëtor kanë hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer një shumë parash dhe janë arratisur.

Pas një hetimi të plotë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Charilaou – Analipsos, 20-vjeçari u arrestua sot në një zonë të Selanikut lindor.