TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjik ka rezultuar fati i një 55-vjeçari nga fshati Valë në Skrapar, i cili i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar. Mësohet se Veri Zaimi kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten. Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi 55-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që pasi kanë kryer këqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.