TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i pyetur për zëvendësimin e tij në Parlament nga kreu i PD Lulzim Basha, u shpreh se kush shkel rregullat, merr pasojat.
“Ka një rregullore të qartë të parlamentit. Sa kohë ka rregulla të shkruara ato duhet të zbatohen. Kush merr përsipër të shkelë rregullat për të krijuar opozitë të rremë në parlament, duhet të marrë përsipër pasojat. E kuptoj që interesi i maxhorancës do të ishte që dikush që për një vit e gjysmë nuk ka qenë në parlament të jetë.
Taulant Balla e ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të opozitës, i ka vënë punonjës garde për ta ruajtur. Prokurorëve që iu rrezikohet jeta nuk sigurohen, ndërkohë që Bashës i ka vënë punonjës garde. Opozita është e fokusuar në betejë me Edi Ramën”, tha Bardhi.