AKTUALITET, 3 Tetor 2023, 14:39

Kujdes ku parkoni! Pengoi lëvizjen e mjeteve, 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë

Kujdes ku parkoni! Pengoi lëvizjen e mjeteve, 280 mijë lekë

Një shofer është ndëshkuar me një gjobë të majme nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kjo e fundit konstatoi se ai kishte parkuar gabim, duke penguar kështu lëvizjen e mjeteve të tjera.

Policia Rrugore identifikoi dhe shoqëroi drejtuesin e automjetit në komisariat. Bazuar në një video të postuar në rrjetet sociale, specialistët e Policisë Rrugore zbuluan se drejtuesi kishte dokumente të skaduara.

Ai u gjobit me 28,000 lekë të rinj dhe iu tërhoq leja e qarkullimit.