AKTUALITET, 9 Dhjetor 2025, 11:11

Emrat/ PS s'pranoi tërheqjen e PD, Komisioni i Ligjeve shqyrton sot firmat për 7 kandidatët e opozitës për Avokatn e Popullit

Emrat/ PS s'pranoi tërheqjen e PD, Komisioni i Ligjeve shqyrton sot

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot firmat e 7 kandidatëve që kanë mbështetje për Avokat Populli dhe do të marrë një vendim se kush e si do të kalojë për votim në seancën e radhës së Kuvendit. 

PD tërhoqi firmat e deputetëve të saj që kishin shprehur mbështetje për kandidatët, por burime pranë PS thanë se tërheqja ishte jashtë afatit.

PD njoftoi papritur tërheqjen e firmave me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se kandidatët të kalonin filtrin e Komisionit të Ligjeve. 

"Partia Socialiste do të votojë një nga kandidaturat e opozitës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit", tha për gazetarët, deputeti i PS, Toni Gogu, pas mbeldhjes së grupit parlamentar socialist.

Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.