TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin që Policia e Shtetit dhe SPAK po zhvillojnë në Durrës.
Mësohet se operacioni ka për objekt dy grupe kriminale të dyshuar si të përfshirë në vrasje dhe tjetërsim të pronave.
Mes urdhër arresteve, një është për Aleksandër Lahon (alias Pëllumb Muharremi) i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, pas dyshimeve për tjetërsim masiv pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Keshtu, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal e tjetërsim pronash.
Mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.
Masat e SPAK
Të arrestuar:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume
Vlash Draçi
Në kërkim
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim
Ndalim largimi nga vendi
Edlira Avdyli