AKTUALITET, 16 Tetor 2024, 11:39

Emigrantët e parë në Shëngjin, protestojnë aktivistët: Marrëveshja me Italinë cenon të drejtat e njeriut! (FOTO+VIDEO)

Emigrantët e parë në Shëngjin, protestojnë

Kanë mbërritur sot në Shëngjin kontingjenti i parë i emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot duke protestuar kundër emigrantëve në vendin tonë.

Emigrantët e parë në Shëngjin, protestojnë

Me pankarta në duar, ato u shprehën se këtu merr fund ëndrra europiane, ndërsa shtuan se marrëveshja mes vendit tonë dhe Italisë, cënon të drejtat e njeriut.

Emigrantët e parë në Shëngjin, protestojnë

Sidorela: Kërkesa jonë që në fillim që e kemi marrë vesh, ka qenë që marrëveshja të shpallet jo kushtetuese. GJK për fat të keq ka vendosur që marrëveshja nuk është jokushtetuese, në gjykimin tonë kjo marrëveshje cenon të drejtat e njeriut. Praktikë jodemokratike dhe shkelen të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë të ngremë narrativën tonë, për të treguar që Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe kriza e emigrantëve nuk është një krizë që zgjidhet duke i rënë në qafë disa popujve të tjerë.