AKTUALITET, 12 Korrik 2023, 13:56

Sali Berishës i ndërpritet fjala, në mes të konferencës ikin dritat në seli

Sali Berishës i ndërpritet fjala, në mes të konferencës

Një incident ka ndodhur sot në selinë e PD-së, teksa ish-kryeministri Sali Berisha ishte duke dhënë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij ku po lëshonte akuza në drejtim të qeverisë Rama për çështjen ‘Ahmetaj’, Berishës i është ndërprerë fjala, pasi kanë ikur dritat në selinë e PD-së.

Kjo situatë ka zgjatur disa sekonda, ndërkohë që më pas energjia është rikthyer dhe Berisha ka vijuar fjalën e tij.

Sali Berishës i ndërpritet fjala, në mes të konferencës
Momenti kur ikin dritat në seli