TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kërkesën e Ramzan Rrajës për lirimin nga qelia.
I riu kërkoi masë më të lehtë sigurie me argumentin se ka probleme shëndetësore. Por GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest me burg ndaj tij.
Ramazan Rraja dyshohet se është i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut dhe humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.
Ramazan Rraja është djali i Xhelal Rrajës i cili është në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja pas konfliktit për guroren në Krujë.