TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka vizituar një punishte çantash në Elbasan, ku u takua edhe me zonjat që punonin aty.
Kjo vizitë, siç thotë edhe vetë Shehaj, i ka rikthyer kujtimet e fëmijërisë, pasi nëna e tij ka punuar për shumë vite në fabrikë me orë të tëra, që të mbante familjen.
Shehaj tregoi se si shkonte herë pas here te puna e të ëmës, por ndihej shumë në siklet për shkak të ujit dhe avullit që kishte atje.
“E di çfarë më erdhi në mendje kur erdha këtu që po ju shikoja të gjithave që po punonit te banaku këtu? Kur isha i vogël, ime më punonte te Kombinati në Vlorë dhe kishte një tavolinë të madhe si puna e kësaj, dhe shkoja ndonjëherë unë, kishte avull gjithandej, ujë gjithandej. Ishin me çizme, unë kur shkoja isha shumë në siklet, se fëmijë. Edhe kur flisnin bënin muhabet shumë shpejt, duke punuar”, u tregoi Shehaj-punonjëseve.
Për Shehajn, mundi dhe durimi i këtyre zonjave tregon dinjitetin e tyre, se si kërkojnë që t’ia dalin vetë me punë, ndaj edhe këto vizita i bën me dëshirë, pasi thotë se Shqipëria që do, është një vend ku puna respektohet dhe shpërblehet.