AKTUALITET, 7 Prill 2025, 17:42

E trishtë! Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

E trishtë! Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut,

27-vjeçari, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet pas shumë orësh, pa shenja jete.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

Madje, teksa kërkonte në mal, babai i të riut, Riza Lleshi humbi gjurmët dhe u gjetën pak para se të gjendej trupi i pajetë i 27-vjeçarit.

Ai ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.