TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet një linjë financimi nga buxheti i shtetit për pacientët me kancer.
Rama u shpreh se do të futen 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut, ndërsa theksoi se gjithashtu për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit.
“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.
Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri u shpreh se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.