AKTUALITET, 9 Mars 2023, 11:10

“Elbasani do të kthehet në një qendër graviteti”, Meta: Luçiano Boçi do të jetë kryebashkiak i ardhshëm

“Elbasani do të kthehet në një qendër

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Bashkia e Elbasanit do të kthehet në një qendër graviteti të medimit intelektual.

Komentet Meta i bëri gjatë prezantimit të kryesueses së listës në Bashkinë Elbasan për Këshillin Bashkiak, Rudina Mita Todri.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video me një pjesë nga fjala e tij, Meta tha se me Luçiano Boçin kryebashkiak të ri dhe me intelektualë në Këshillin Bashkiak, Elbasani do të transformohet.

“Unë besoj se me Rudinën dhe me shumë intelektuale si ajo, me shumë figura të shquara që ka Elbasani, ne do të krijojmë një qendër të re graviteti për zhvillimet në Elbasan, që të jetë graviteti i mendjes, i ideve, i vizionit, i kulturës dhe jo i forcës dhe imponimit nga zotërimi i pushteteve të paligjshme dhe të pakontrolluara, të cilat përjashtojnë qytetarët nga qeverisja vendore dhe nga ajo qendrore”, është shprehur Meta gjatë fjalës së tij.

Reagimi i Metës:

Pas 14 Majit, Elbasani jo vetëm do të ndryshojë, por do të kthehet në një qendër graviteti të mendimit intelektual dhe të vizionit për një të ardhme të shkëlqyer për qytetarët e tij.

Profesor Luçiano Boçi si Kryebashkiak i ardhshëm, profesore Rudina Mita Todri, intelektualët, profesionistët dhe të rinjtë që do të zgjidhen në Këshillin Bashkiak do të jenë garancia e transformimit dhe e rimëkëmbjes së Elbasanit.