AKTUALITET, 9 Mars 2023, 10:47

Rama i përgjigjet Ahmetajt: Nëse unë do të bëja gjykatësin, gjërat do të ishin më keq

Rama i përgjigjet Ahmetajt: Nëse unë do të bëja

Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për deklaratën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetajt që të mos bëjë gjykatësin lidhur me aferën e inceneratorëve.

Rama deklaroi shkurt se nëse do kishte bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që ai të bëjë rolin e gjykatësit

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, tha Rama.