TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i grupimit Basha-Alibeaj, Dashnor Sula, u shpreh nostalgjik për protestat që bëheshin në kohën kur PD-në e drejtonte Lulzim Basha, duke u shprehur se ato ngjallnin emocione që nuk janë në protestat që bën Berisha. Deputeti tha se në tubimet e ish-kryeministrit nuk gjen atmosferën dhe emocionin që gjeje te protestat e Bashës, edhe pse dihet botërisht se organizatori i tyre dhe çdo lëvizjeje në PD ishte Berisha, që sot bën protesta paqësore që i cilëson "revolucion demokratik".
“Atë popull, ato protesta, ato demonstrata, atë lëvizje dhe emocion që të ngjallnin protestat në kohën e zotit Basha, ka diferencë si nata me ditën sot. Më mirë t’i themi gjërat në sy dhe të jenë të vërteta. Kishte më shumë emocion, më shumë njerëz, më shumë lëvizshmëri.
Nëse zoti Berisha do të mbajë ata 10-50 mijë njerëz le t’i mbajë për vend të dytë. Nuk janë ato që e sjellin PD-në në pushtet, ato janë një mekanizëm i fuqishëm, por që nuk sjellin fitoren.
Kemi qenë 100 e ca mijë dhe kemi zbritur në këtë numër, kjo mua më shqetëson. Edhe njerëzit te zoti Berisha e thonë nën zë që nuk jemi mirë dhe kemi problematika.
Berisha e ka shumicën në PD por nuk e ka shumicën në popull, ndaj unë e parashikoj të zymtë 14-majin”, tha Sula.